Kosova

Osmani i uron shërim të shpejtë Fico-s, sulmin e cilëson si të “ndyrë”


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, në një incident me të shtëna armësh pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.

Osmani ndërsa i ka uruar Fico-s shërim të shpejtë, sulmin në fjalë e ka cilësuar si të “ndyrë”.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën sociale, X.

Për sulmin me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo ka kërkuar që autorët të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij”.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3.

Fico, sipas raportimeve, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova.

https://albanianpost.com/qellohet-me-arme-kryeministri-i-sllovakise-robert-fico/

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore