Kosova

Osmani, Hovenierit: Heqja e vizave nga BE-ja për bartësit e pasaportave serbe, vendim negativ për Kosovën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të cilit ia ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’i njohur pasaportat ilegale serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd dhe për t’ua mundësuar serbëve të Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen me to.

Osmani, ka thënë se ky vendim do të ndikoj negativisht në sundimin e ligjit në Kosovë.

“Presidentja shprehu shqetësimin për vendimin e djeshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale serbe, duke theksuar se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën si dhe atakon përpjekjet për integrimin e komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, cështje diskutimi ka qenë edhe pjesëmarrja e Osmanit në Samitin e NATO-së, Hovenier kërkoi nga ajo që të marrin veprime konkrete në raport me partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të Presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të”.

Osmani potencoi edhe “impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate”.

Në njoftim thuhet se Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit.

“Me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut”.

Bashkimi Evropian morri vendim që të ua heq vizat serbëve me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia për Kosovën.

Qeveria e Kosovës, në një reagim për media të hënën ka thënë se vendimi është një nguti e pashpjegueshme e BE-së.

Vendimi i BE-së për pasaportat e serbëve “e bën Kosovën shtet me dykuptimësi dhe i legalizon strukturat paralele”, Qeveria Kurti dështoi t’i bindë evropianët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore