Kosova

Osmani diskuton me presidentin e Letonisë për situatën në Kosovë: Jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar me presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkevics me të cilin ka diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke thënë se Kosova është “e përkushtuar për paqe” dhe “siguri afatgjate”.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës është thënë se Osmani ka kërkuar nga Rinkevics edhe thëllim të raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Presidentja Osmani e uroi Presidentin Rinkēvičs për zgjedhjen e tij, duke shprehur përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe Letonisë, të cilat kanë themelet në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik”, thuhet në komunikatë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics

Ajo po ashtu ka uruar atë për mbështetjen që i ka jepur Letonia, Kosovës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate”.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në pritjen zyrtare të organizuar nga ky i fundin në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Siç theksoi Zyra e Presidentes së Kosovës, Osmani gjatë bashkëbisedimit me presidentin Biden ka marrë garanca të fuqishme nga ky i fundit për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York më 17 shtator, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore