
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë lamtumirëse të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën nga një sulm terrorist, ka thënë se Kosova “është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli”.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se “ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi”.
“Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij”, shtoi.

E para vendit potencoi se tani ai është hero i Kosovës, “bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut”.
“Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”.
“Babai u flijua për liri, Kosova dhe ne jemi krenarë me ty”, thotë vajza e policit të ndjerë
Gjatë ditës, Osmani, e ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë.
Osmani ka thënë se 25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviç-it, “pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën”, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe.
“Në këtë ditë kujtojmë edhe heroizmin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë”, shtoi.
E para vendit theksoi se duhet t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm me dashuri e respekt, dhe le të “punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë!”
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, përfundoi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha