Toka dhe “struja”: Pse njona djegë e tjetra s’na prekë?

Pushtetet që luajnë me kufi i quajmë tradhtarë; ata që na vjedhin rrymën i shpërblejmë me votë. Se miti s’e njeh amperin, veç arën
Ismail Tasholli
Loading Icons...
test12

Toka dhe “struja”: Pse njona djegë e tjetra s’na prekë?

Ismail Tasholli
Loading Icons...

Pushteti aktual ka kriju veç ni kategori të re njerëzish: doktorat e manipulimit me ndihmën e teknologjisë. Janë mjeshtër të poshtërsisë që e ‘manipulojnë’ psikologjinë e turmës. E dinë ku me prek që me kriju panik, e ku me lanë terr që mos m’u ndi dhimta. Bereqat versen kanë gjetë shumë budallë e gjysë t’shkollum. Ua kanë gjetë G-spot’in ni pjese të k’saj shoqnie: folklorin.

S’kanë nevojë me ditë ekonomi, drejtësi a politikë. U mjafton m’e njoftë mirë hallin tonë kolektiv, mitet që i trashëgojmë, edhe pikat tona të dobëta. Me k’to lujnë. Prekin aty ku reagojmë fort, edhe heshtin aty ku na mungon sensi i simbolikës.

Në psikologjinë kolektive të shqiptarëve vend të rëndësishëm ka fetishi ndaj tokës. Na e kem kultivu prej mitologjive të hershme tokën si nder, si kufi, si identitet, si krejt ‘çka jom unë’. Na i kemi personalizu ‘sendet’. Toka bahet nanë, shteti burrë i shpisë, molla e kuqe kufi ‘real’.

Kur pushtetet e kalume kanë ‘lu’ me tokë, kanë prek në ni nerv të shejtë. Edhe hajnia ma e vogël rreth tokës e ka ba ‘popullin’ me shpërthy, se ndërhyn te simboli i identitetit. S’ka qenë kurrë veç çështje prone, ka qenë çështje e prekjes së nderit.

Në anën tjetër, pushteti aktual e vjedh “strujën” në masa marramendëse… po s’po dhemb njejtë.

Pse?

Se rryma s’osht simbol i identitetit. S’osht fetish kulturor. S’e kemi romantizu. Rryma s’na prek narrativat që na i kanë ushqy brez pas brezi. Ajo osht abstrakte, e pa habitat, pa kufi, pa gjak, pa nder, pa vendlindje. Osht në hava, nalt.

Pra, ni vjedhje 10-fish ma e madhe ndjehet 10-fish ma pak, se nuk hyn te sfera e fetishit kulturor. Nuk hyn te ‘tokat tona’, te ‘nana’, te ‘fisi’, te ‘megjat’. Hyn te diçka teknike, e përditshme, e ftohtë. Te diçka për të cilën kultura jonë s’ka ndërtu mite dhe sheja.

Na si shoqni e kemi ni metafizikë të fetishit të prekshëm: toka, ndera, nana, kufini, gjaku. Këto manipulime na djegin. Kur vjedhjet kalojnë në nivel ‘abstrakt’, rryma, buxheti, fondet… dhimbja bjen, se miti s’reagon. S’na nxen “struja”. S’osht që hajnia osht zvoglu, përkundrazi. Osht që s’po preken setet e metaforave tona të shejta.

Na si shoqni reagojmë kur atakohen mitet tona të ‘prekshme’. Gjithçka tjetër na duket e mjegullt, e pabesushme.
Si në vicin kur e kanë pa aeroplanin sefte tu fluturu n’qiell. Janë shoku e s’kanë besu. Tu e pa me sy kanë thanë ‘Hajde rrenë, hajde…’

Edhe sot, kur na vjedhin rrymën në mënyra që ‘s’i shohim’, reagimi te disa osht i njejtë. E marrim si diçka që po ‘ndodh nalt’, te abstraksioni që s’na prek setet tona të shejave dhe besimit. Lyp kohë truni me përkthy.

Qata prej fillimi e kom thanë, për Vetëvendosjen, që kjo osht sorta ma e pandershme në historinë tonë politike që na ka ra hise m’e përjetu. Sepse prek susta që nuk preken prej ‘njerëzve normalë’, që me u dokë hem ‘burra’ t’mirë patriotë, hem me vjedh fort.

(Ismail Tasholli është studiues i filozofisë. Teksti është botuar pa ndërhyrje).