

âPorto Romanoâ, ndryshe âPorta Romakeâ, qytetarĂ«ve tĂ« DurrĂ«sit, iu sjell nĂ« mendje FabrikĂ«n e Lindanit ose sheshin, deponinĂ« thonĂ« nĂ« KosovĂ«, ku grumbulloheshin pĂ«r shumĂ« vite plehrat e qytetit.
Fatkeqësisht, në kohën kur përdorimi i Lindanit (një pesticid universal për bujqësinë) ishte ndaluar në vitet 1970, në Shqipëri u ndërtua Fabrika e gjashtë më e madhe në botë me teknologji kineze për prodhimin e tij.
Pas viteve 1990, Porto Romano u konsiderua si âpikĂ« e nxehtĂ«â ose âhotspotâ nga institucionet Shqiptare dhe ndĂ«rkombĂ«tare (Bashkimi Evropian, Banka BotĂ«rore), pĂ«r shkak tĂ« stokut, pĂ«rqĂ«ndrimit dhe toksicitetit tĂ« lartĂ« tĂ« pesticidit.
Pak njerĂ«z dinĂ« se DurrĂ«si, pĂ«r nga niveli i rriskut mjedisor ishte i krahasushĂ«m me Ăernobilin.
Pas viteve 2000, me mbështetjen financiare dhe teknike të BE-së, u bë i mundur grumbullimi dhe largimi nga Shqipëria i stoqeve dhe mbetjeve të rrezikshme nga Porto Romano. Kështu Durrësi mori frymë nga një e keqe e madhe.
Banka Botërore dhe Organizatat Ndërkombëtare e hoqën Durresin nga harta problematike edhe pse mbetjet e Lindanit janë të pranishme në produktet bujqësore shqiptare të cilat kthehen nga eksporti here pas here.
Por, ende pa u shĂ«ruar plaga e vjetĂ«r, nĂ« vitet 2000 nĂ« Porto Romano fillon e mavijoset plaga e re â deponia e plehrave tĂ« qytetit, njĂ« krim i ri mjedisor.
Vlerësohet se rreth 900 mijë meter kub mbetje, të të gjitha llojeve, nga ato shtëpiake e deri tek mbetjet e rrezikshme kimike dhe spitalore, u grumbulluan aty ndër vite.
Studimet tregojnë se ndotja ka kaluar në ujërat nëntokësorë, duke u shpërndarë në hapsirën e Durrësit dhe duke bërë të dyshimtë cilësinë e tyre.
Përmbajtja e kromit, azotit dhe Fosforit, në ujërat e kanaleve kulluese, është shumë herë më e lartë se norma e lejuar. Pasojat lidhen me sëmundjet e njerëzve, eutrofikimin e ujërave, konsumin e oksigjenit dhe problematikën zinxhir në mjedisin ujor detar.
Rritja e algave dhe leshterikëve në bregdetin e Durrësit është ndikuar fort nga derdhja e ujërave të ndotura në det. Degradimi i parametrave të cilësisë së mjedisit (vlera të larta të substancave toksike) rreth parcelës ku depozitoheshin mbetjet e Durrësit ka qënë në nivele katastrofike.
Rrjedhja e lëngjeve me përmbajtje të kimikateve toksik dhe kancerogjenë, zjarret e shkaktuara nga vetëndezja e mbetjeve kryesisht në kohë të thatë, emetimet e dioksinave dhe furaneve si lëndë kancerogjene, kanë qenë kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin e banorëve të zonës.
Ky mal i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, ishte anti-reklama më efikase kundrejt zhvillimit të turizmit në Durrës dhe Shqipëri. Dhe ky ishte kulmi i papërgjegjëshmërisë së pushtetarëve dhe ekstremi i indiferencës së qytetarëve.
NjĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurtĂ«, ndotja nĂ« âPorto Romanoâ nuk ka qenĂ« pa pasoja pĂ«r shĂ«ndetin e banorĂ«ve tĂ« cilĂ«t janĂ« ekspozuar ndaj ndotjes pĂ«r vite me radhĂ« nĂ«pĂ«rmjet ajrit, ujit ose zinxhirit ushqimor, pasoja tĂ« cilat mund tĂ« jenĂ« tĂ« pranishme nĂ« njĂ« panoramĂ« afatgjatĂ«.
Banorët janë ndjerë mirë dhe mirënjohës duke mos paguar shërbimin e largimit të mbetjeve, ndërkohë që e kanë paguar atë 1000 herë më shumë në farmaci dhe spitale.
Pas largimit tĂ« mbetjeve nga âPorto Romanoâ banorĂ«t e DurrĂ«sit po marrin frymĂ« lirshĂ«m, pa frikĂ«n se do tĂ« marin bashkĂ« me ajrin, thĂ«rmijat kancerogjene (PM) apo substancat toksike (CO, NO2, SO2, H2S, CH4, etj) tĂ« çliruara pĂ«r vite me radhĂ« nga djegia, oksidimi apo dekompozimi i mbetjeve.
Mbyllja e vendit tĂ« depozitimit tĂ« mbetjeve nĂ« âPorto Romanoâ Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r banorĂ«t dhe ata qĂ« vizitojnĂ« qytetin e DurrĂ«sit.
E drejta për një mjedis të pastër është nga më të rëndësishmet ndër të drejtat humane, por ajo mund të garantohet vetëm nëse e dëshirojmë dhe e mbrojmë atë në çdo rast.