Gjeopolitika e Energjisë: Kosova në Udhekryqin mes Pavarësisë dhe Izolimit

Energjia âsht nji armë gjeopolitike e fuqishme.
Halil Matoshi
Loading Icons...
test12

Gjeopolitika e Energjisë: Kosova në Udhekryqin mes Pavarësisë dhe Izolimit

Halil Matoshi
Loading Icons...

1.

Gjeopolitika e Energjisë: Kosova në Udhekryqin mes Pavarësisë dhe Izolimit

Në arkitekturën e re të sigurisë evropiane, energjia nuk âsht mâ thjesht mall tregtar, por nji armë gjeopolitike e fuqishme.

Për Kosovën, qasja në Gazin Natyror të Lângshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkueme përfaqëson mundësinë historike për me u shkëputë përfundimisht nga orbitat e ndikimit që kërcënojnë sovranitetin e saj. Refuzimi i këtij projekti âsht nji vrimë strategjike, që e ekspozon Kosovën ndaj manipulimeve rajonale (serbe) dhe ruse.

Në këtë tregim, sikur ndërlidhen e bashkëveprojnë “flamujt e rrejshëm” (për Zvernecin e LNG-në) të komplotistave antiamerikanë që në thelb, janë msymje antishqiptare.

2.

Gazi si Mburojë kundër Ndikimit Rus

Ballkani Perëndimor mbetet nji fushëbetejë ku Rusia përdor gazin si mjet (në korpusin e luftës hibride dhe doktrinës Gerasimov) për me ushtru presion politik.

Serbia llogaritë në lavërdinë me qindrue në dy karriga.

Sipas të ngarkuemes me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Anu Prattipati, shtegu mundësive po mbyllet. Kosova po rrezikon me mbetë i vetmi vend në rajon jashtë korridoreve strategjike si Korridori Vertikal i Gazit, tue u detyru me importu energji me kosto të naltë nga fqinjtë, gjâ që indirekt financon rrjetet që i shërbejnë interesave të Moskës.

Për sa kohë fqij bipolarë, si Serbia mbeten të varun nga burimet ruse, çdo vonesë e Kosovës në ndërtimin e infrastrukturës së gazit amerikan rrezikon ta kthejë atë në nji ishull energjetik. Albin Kurti e relativizoi këtë fakt, tue e kuptu gabimisht Shqipninë si “bankë kosovare”, por ai harron se mundësia e bashkimit të Shqipnisë me bllokun e vendeve të BE-së munet me i shkaktu probleme shtesë Kosovës, me standarde, kufij e tarifa!?

3.

Shqipnia në BE “rregullat vllaznore” i kthen në kufij strikt

Në kandshikimin ma optimist, Shqipnia anëtarësohet në BE deri më 2030, në këtë rast, kufijtë u nënshtrohen  “Standardeve Shengen.”

Në momentin e anëtarësimit, Shqipnia do të ishte e detyrueme me sigurue kufinin me Kosovën simas standardeve të BE-së.

a.) Kontrolli Kufitar: Çdo përpjekje për me “shkri” kufinin (si p.sh. heqja e kontrolleve në Vërmicë apo Morinë) do të duhej me u miratu nga Brukseli. Nëse Shqipnia hyn në BE pa hy në zonën Shengen menjëherë, kufini do të mbetej strikt.

b.) Lëvizja e Lirë: Qytetarët e Kosovës tashmâ gzojnë liberalizimin e vizave, por nëse Shqipnia bâhet pjesë e BE-së, standardet e sigurisë kufitare kushin me u rritë për me e parandalu trafikimin dhe emigrimin e paligjshëm.

c.) Tarifat dhe Tregtia (Doganat)

Si anëtare e BE-së, Shqipnia kish md u bâ pjesë e Unionit Doganor të BE-së.

ç.) Tarifa e Jashtme e Përbashkët: Shqipnia nuk ka me mujtë me vendosë mâ tarifa apo marrëveshje tregtare të pamvaruna me Kosovën. Çdo produkt që hyn nga Kosova në Shqipni do të trajtohej si import nga nji “vend i tretë”.

d.) Marrëveshjet Ekzistuese: Marrëveshjet aktuale tregtare dypalëshe kishin me u zëvendësu nga Marrëveshja kontraktuale që Kosova e ka me BE-në, ajo e Stabilizim-Asociimit (MSA.)

dh.) Energjetika dhe Gazi Amerikan (LNG)

Kjo âsht fusha ku Shqipnia ka avantazhin ma të madh strategjik aktualisht:

e.) Projekti i Vlorës: Shqipnia ka nënshkru nji marrëveshje gjashtë miliardë dollarëshe (prill 2026) me kompanitë amerikane (Venture Global) dhe greke për me e kthy Vlorën në nji nyje të gazit amerikan (LNG) për Evropën Jugore.

ë.) Izolimi i Kosovës: Për momentin, Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon i papërfshimë në projektet e gazit amerikan. Nëse Shqipnia hyn në BE, ajo kish me qenë furnizuesi kryesor i mundshëm për Kosovën, por kjo do të kërkonte ndërtimin e nji gazsjellësi Shqipni – Kosovë (nga Vlora në Ferizaj/Prishtinë), projekt që kërkon vullnet politik nga të dyja palët dhe financim, që BE-ja mund të mos e miratojë dhe nëse po, kish me e mbikqyrë rreptësisht.

f.) Tregu i Përbashkët: Shqipnia dhe Kosova tashmâ kanë nji treg të përbashkët të energjisë elektrike (ALPEX), i cili ka me u dashtë me u harmonizu plotësisht me rregullat e rrjetit evropian (ENTSO-E)

4.

Partneriteti Transatlantik dhe Siguria Kombëtare

Për SHBA-të, siç theksohet nga zyrtarët amerikanë, “siguria energjetike âsht siguri kombëtare”. Përfshimja në projektet e LNG-së amerikane kish me e integru Kosovën në nji rrjet solidariteti perëndimor, tue forcu lidhjet me Washingtonin në nji kohë kur administrata amerikane po i jep prioritet reduktimit të mvarësisë evropiane nga energjia ruse. Hezitimi i Kryeministrit Kurti për me ecë përpara me projektet e mbështetuna nga MCC (Millennium Challenge Corporation) dhe lidhjet me terminalet në Greqi apo Kroaci, shihet nga kritikët dhe partnerët e Kosovës si një rrezik për izolim gjeopolitik.

5.

Integrimi në LNG amerikane âsht akt patriotik i mbrojtjës së shtetësisë

Nëse Kosova nuk zgjedh rrugën e diversifikimit përmes LNG-së amerikane, ajo zgjedh heshtun nji të ardhme ku siguria e saj varet nga vullneti i aktorëve jomiqësor. Integrimi në infrastrukturën e gazit amerikan nuk âsht thjesht nji opsion teknik; âsht akt i mbrojtjes së shtetësisë dhe garancës që Kosova të mbetet pjesë e pandashme e familjes strategjike perëndimore.

6.

Kurti nuk po e jep këtë sinjal

Projekti i gazifikimit të lignitit nuk e përjashton gazin amerikan. Shqipnia në BE, mundet me u instruktu nga Brukseli që mos me ndërtu infrastruturë për LNG amerikane nga Vlora në kufi të Kosovës (ndërrojnë interesat?)

Sëkëndejmi ideja e Kurtit për furnizim nga nyja e Vlorës munet me u zhbâ si fluskë.

Nesër bâhet vonë. Vonesat historike shkaktohen rândomsisht nga idetë e vjetra sentimentale kombëtariste në epokën e rirreshtimit global gjeopoitik. Prandej, secili konstelacion i forcave politike kosovare për bashkëqeverisje ose krijim të institucioneve të sistemit, ka me u mvarë kryekreje nga pozicionimi i Albin Kurtit rreth temës së interesit kombëtar: gazit amerikan.

P.S.

Sa për kujtesë, Kosova i pat thânë po projektit të LNG me Marrëveshjen e zotueme të Washingtonit (4 shtator 2020) nga kryeminisri Avdullah Hoti.