

1.
Samiti i krahut të majtë (progresist?) i udhëhequn nga Pedro Sánchez i Spanjës dhe Luiz Inácio Lula da Silva i Brazilit, ishte një kamuflim i nji proteste anti-Trump ku altoparlant u bâ edhe kryeministri kosovar, e dihet ashiqarshëm se ishte nji takimi strategjik për me kundërshtu rritjen e të djathtës dhe ndikimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Kružoku” i quejtun “Mobilizim Global Progresiv” zyrtarisht i tha po multilateralizmit dhe jo luftës, por nis e bitis ishte kundërshtim me zâ t’naltë dhe i koordinuem kundër politikës së jashtme të Trump dhe ideologjisë MAGA.
Me pjesëmarrjen e udhëheqësve nga Brazili, Meksika, Afrika e Jugut dhe Kolumbia, takimi u përqendru tek leksionet për median sociale për frenimin e dezinformimit dhe kryekreje orientimin e saj kundër kapitalizmit, tue propozu taksa të nalta për ultra pasanikët.
Samiti u fokusu në temën e rritjes së lëvizjeve globale të ekstremit të djathtë, por ku dhèm dhami shkon guha: Samiti ishte manifest anti-Trump, megjithëse nuk emnoheshin hapun e pajada politikat unilaterale të Trump, por u zunë n’gojë me temsil veprimet e “komandantit të luftës” të NATO-s që me nji natyrë ekuivoke denoncojshin Presidentin amerikan.
Lula dhe organizatorë të tjerë e mohuan zyrtarisht se ishte mendu si nji samit “anti-Trump”, megjithatë shumë vëzhgues e panë atë si një takim “Solidariteti Global Anti-Trump” tue pasë parasysh profilet e pjesëmarrësve dhe kohën e mbajtjës.
Takimi përkoi me kritika të ashpra në Truth nga Donald Trump që shenjëzojshin politikat ushtarake dhe ekonomike të Spanjës, karshi Gazas dhe luftës në Gji.
2.
Në vendin e mjerimit masiv, kapitalizmi mendohet si tirani e demokracia luks – kurse kryeministri shitet fukara për adhurim tek masat, derisa ai âsht nji socialist i pasun, (fiton nga shteti rreth 30 mijë € në vit), por paret i çon në kartelën bankare në nji shtet tjetër.
Gjendja pasunore e kryeministrit nuk âsht skamje prej 16.45 €, por âsht bankrot moral dhe ideologjik.
3.
Kryeministri kosovar deklaroi në Spanjë (në Barcelonë se gjeopolitikën duhet t’ia marrin të djathtës – sepse âsht e randësishme – por Kurti nuk çan kryet se gjeopolitika âsht aty, joideologjike, si gjeografi (vendndodhje) dhe burime natyre, pasuni e klimë që formëson politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra gjeopolitikës i prinë analitika se kah po shkojnë interesat e Fuqive të Mëdha për me e përdorë si mjet për politikën e jashtme të Kosovës, për me i identifiku interesat e veta shtetnore në aleancat dhe strategjinë ushtarake.
Kurti duhet ta dijë se edhe interesat e dy shteteve të djathta munen me u përplasë, sikur edhe ato të dy shteteve të majta, prandej deklarata të tilla janë jologjike.
Politika globale mbetet e karakterizueme nga një përzimje komplekse ideologjish, dhe partitë e krahut të djathtë nuk janë gjithmonë të lidhuna me njana-tjetrën, e poashtu edhe ato me qeveri majtiste si Kosova vs Spanja e Brazili psh. sepse këto dyjat mbështesin politikat e Beogradit dhe nuk e njohin Kosovën, njashtu ndahen edhe dy perspektivat e Kosovës dhe Shqipnisë, sepse Qeveritë e tyne, ndonëse të majta, i ndanë pozicionini karshi Serbisë.
Pra perspektiva nacionaliste gjeopolitike e Kurtit.
Mirëpo ai me Spanjën e Brazilin ka qasje geopolitike internacionaliste kurse me ShBAnë izolacioniste.