A krenohet me mjerimin, Albin Kurti?

Përtej kalkulimeve pushtetore nuk due me besu se ky njeri âsht i lumtun!? Lexoni gjashtë fragmente qe e bâjnë nji droe, pse Kurti tue msy Republikëne Tretë po e shpërban vet Republikën!? 
Halil Matoshi
Loading Icons...
test12

A krenohet me mjerimin, Albin Kurti?

Halil Matoshi
Loading Icons...
  1. Politika të konfliktit qytetar

Unë nuk e kam problem se kush i fiton zgjedhjet e radhës, sepse kjo âsht në dorën e qytetarëve, dhe fryma populliste po i sjell kerre kacurret me vota, problemi jèm âsht se e kam borxh me thânë firade se këto politika publike që ju kanë pikë, e fajsimit të tjerit për gjânat qe vet i bân – si srategji bizantine – i përplasin qytetarët ndërmjet veti, brenda, tue dhânë yst lirinë e fitueme me gjak për njiketë ideologji boshe.

Duhet me e ditë se Kurti âsht nji nacionalist i konvertuem në socialist të champagne-s, që përjashta përplasë kosovarët me aleatët!

Sidomos me amerikanët.

2. Synon me metë jasht “radarit” të Presidentit Trump

a) Lideri që nuk i jep vendit tash e nji vit e gjysë institucione stabile, sepse i duhet me zbatu Marrëveshjen e vetmenagjimit – qe vet e shpiku në pikën 7 – dhe vet e zotoi, âsht i pashpresë dhe i rrezikshëm për vendin.

I çmistuem me konspracion, nuk u tregon qytetarëve se Marrëveshjet Ndërkombëtare shtyhen por nuk zbâhen!

b) Nuk u tregon qytetarëve se aplikimi i Kosovës si vend kandidat në BE, âsht hedhë në koshin e letrave!?

c) I humb kohë Kosovës tue pretendu se nuk duhet të jetë në “radarin” e Trump!

Qeshtu u thotë t’besueshmeve të tij se ashiqare miq nuk ka.

Vërtet shtiret se ka miq.

Me socialistat antitrumpista që nga Athina në Madrid e deri në Cyrih e Paris flet për randësinë e gjeostrategjisë, që do Albini me ia hjekë duersh të djathtes!?

E shqiptarëve u flet për çiriun e Naimit, shkrue plot 142 vjet përpara , pra turmat i ushqen me rilindasit në modernitet!

Shet e blen energji elektrike me komoaninë e Vuk Hamović-it e shtetasve ua përkujton çirin në Kuvend.

d) Synon me u konsumu mandati i Presidentit amerikan – tue majtë vendin pa Qeveri efektive – nga frika e tij e përmasave paranoike. Sepse asht nji protoenverist nacionalist.

e) Nuk hyn në Këshillin e Europës  (nuk e çon në Kushtetuese draftin e Asociacionit që e ka zotu në dy pika të Marrëveshjes), sepse nuk do me marrë përgjegjësi.

U mshoi shkelm dyerve të hapuna të KE dhe vazhdon ta mbajë vendin nën izolim tue u sjellë me fodullak dhe shpërblehet me votë!?

3. Me zgjedhje të lira mësyn autokracinë

Paradite kercënon qytetarët: M’i jepni 60% të votave ose 80 deputetë në Kuvendin prej 120 ulësesh ose shkojmë prapë në zgjedhje në vjeshtë – tha me gojë të vet lideri majtist – e në prâmje ai me “popullin” e tij akuzojë opozitën e fragmentueme, për bllokadë!?

Jo, Kurti zë vang në këtë opozitë, sepse ai fare nuk deshiron zâ ndryshe. Ai do nënshtrim e jo bashkëpunim.

4. Kosova e dyta në Europë për nga mjerimi

“Populli” i tij bashkë me mërgaten, (pse po duen me i pa kosovarët me strajcë krahëve nuk e kam boll të kjartë!?) bân thirrje me votu 60 % e Atdheu i tyne i mjerë, i dyti në Europë – simas Fondit Monetar Ndërkombëtar – për nga fukarallaku!

Mas Moldavisë.

Qytetari kosovar thjesht e harxhon rrogën për harxh sh’pie, si i thonë shportes familjare, pa mujt as turshitë me i shti, as tadaruç me ble.

Le ma me andrru tesh’ e kotesh e sh’pi me u bâ!?

Askush s’guxon p’ej tij me përmend kapitalizmin, sepse kjo bâhet sebep me i quejt oligarkë.

Mësynë barazi në mjerim!

5. Nuk flet për anëtarësim në OKB, e do shpërbâmjen e shtetit

E ka harru idenë se kombet synojnë anëtarësimin në OKB – aty ku evidentohen pronarë territoresh dhe titullarë shtetesh. Nuk i intereson anëtarësimi në OKB sepse mësyn me e shpërbâ entitetin jurdik-politik që quhet Kosovë e me e rrekny në humnerë pa ia ditë funin, për qëllimet e tina të mshefta, qe pak kush i bje n’fije.

“Pa stabilitet politik e institucional nuk ka integrim në NATO” – tha miku i Kosovës, Jamie Shea.

Ky del e flet se si ka me prodhu plumba në Gjakovë.

Pa bazë ligjore e pa organ licencimi e pa këshillim me NATO-n!?

E ushtarët NATO-s i ruejn kufijtë e Kosovës.

Vjet në fushatë kastile folke për drona e rromuze ushtarake.

I harroi.

Qysh ka me i harru bytym, fill mas zgjedhjeve mërgimtarët, pensionistat e rininë e me i lânë me u çmorritë bahnhof-eve, sepse nuk ka me u dhânë hise n’kulaçin qe jau ka premtu. Kurti po e han jeshil mysin e asaj buke t’premtueme popullit, me nji dorë banditash rreth pushtetit të tina p’ej rrebani.

Krejt derisa qytetarët ta prekin funin e pusit për me u knellë e que nga përgjumja.

6. A ka dalje n’autostradë Suhareka, Albin?

Gjashtë vjet në pushtet – asnji ditë qeverisje efektive.

Madje as informata bazike s’ka për vendin e tij dhe mashtron militantët në mënyrë proverbiale se “Suharekën e ka shmangë autostrada “- kur ky qytet e ka daljen ma të shpejtë në të.

Por Kurti nuk e di, sepse nuk âsht autor i kësaj vepre.

Ai, aty afër Suhareke me muej të tânë as dheun që ka rrshitë nuk âsht i aftë me menjanue.

I kërkojnë dushk – u jep gogla: Nacionalisti i majtë flet me zemrën e turmave – u jep thika p’ej akulli.

Tue i anmiqsu ndërvete bash si në proverbin ‘Divide et Impera’ (përçaj e suno!) që shkon fell në histori që nga Filipii Dytë deri te Machiavelli, si strategji pushtetore.

Në Eurovision në Vjenë, serbët iu vërsulen flamurit kosovar sepse ai shqiptar nuk i pengon mâ – knejpari Albin Kurti  e quen flamur lara-lara dhe nuk e mban në zyre e forume partiake.

E pushtetin e paret ia do.

Askush ma s’i lypë bukë as punë, veç parulla të forta e vjersha t’lodhta për fëmijë fillorista.

Makineria e tij e propagandes i ka shpenzu 20 miliardë €, taksa të qytetarëve, kryesisht paga e shërbime, lëmoshë në fushata zgjedhore – por asnji projekt madhor – që metët si autostradë, tunel, spital, termocentral, gazsjellës ose ujëmbajtës!?

Kërkon 80 ulëse në Kuvend?

Kush i ka borxh këtij njeriu inatxgji e anmiqsor ndonji gjâ?

Ata që e duen, helbete le t’i falin gjâna personale por jo të sotshmen e të ardhmen e vendit.

Kosova e munueme e bâmun tojë nepër shekuj nuk i ka asnjigjâ borxh Albin Kurtit.

Por pse po ia lejojnë me lnurë lesh n’ta?

Pse janë kaq nafakpremë kosovarët?

Kurti po shegaret me nji komb të tan, pa i bâ vër çerpiku.

E habitshme deri në çmeritje.