Financa

Omani përgatit shitjen e tretë të bonove në tre muaj me vlerë 3.25 miliardë dollarë


Omani po përgatit shitjen e tretë të bonove në tre muaj, përmes një borxhi prej 3.25 miliardë dollarësh. Shteti arab është kthyer në tregun e borxheve për të ndihmuar në mbylljen e deficitit buxhetor.

Omani vendosi interesin në 6.25% për vlerën e 1.75 miliardë dollarëve për një periudhë dhjetë vjeçare. Ky vendim në lidhje me normën e interesit ndryshoi nga objektivi fillestar i 6.625%.

Vendi arab po shet një tjetër borxh në vlerën e një miliardë dollarëve për një periudhë 30-vjeçare me 7.25%. Norma e interesit përsëri ndryshoi, përkundrejt udhëzimeve për 7.5% dhe negociatave fillestare për 7.625% dhe 7.75%.

Sipas informacioneve konfidenciale, obligacioni prej 500 milionë dollarësh për vitin 2025 kishte dalë kundër udhëzimeve. Aktualisht, ky obligacion shitet për 4.45%, ndryshe nga udhëzimet për 4.625% -4.75% dhe negociatës fillestare për 4.875%,.

Omani do të marrë hua rreth 4.2 miliardë dollarë këtë vit. Kjo hua do të shërbejë për të mbuluar deficitin e krijuar nga rënia e çmimeve të naftës dhe pandemia.

Shteti arab po përpiqet të fitojë investitorë duke ulur shpenzimet. Qeveria do të fusë taksën prej 5% mbi vlerën e shtuar këtë vit për të rikthyer investitorët në vend.

Omani themeloi një kompani të re energjetike në pronësi të qeverisë vitin e kaluar. Kjo kompani do të përdoret me synimin për të lehtësuar rritjen e borxhit.

Investitorët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me planet e shtetit të Oman-it dhe efektivitetin që këto plane do të kenë për të ardhmen e ekonomisë së vendit.

Omani është gjithashtu në bisedime për të fituar mbështetje fiskale nga disa shtete fqinjë rajonalë, duke tentuar të sigurojë monedhën e saj nga zhvlerësimi.

Vendi arab për herë të fundit mblodhi 500 milionë dollarë nga obligacionet, me afatin për shlyerje deri në 2027 dhe në 2032. Për herë të parë në më shumë se një vit, në tetor, Omani mblodhi dy miliardë dollarë në bono për periudha shtatë dhe  12-vjeçare.

Citigroup Inc., HSBC Holdings Plc, JPMorgan Chase & Co. dhe Standard Chartered Plc do të jenë koordinatorët globalë për shitjen e bonove, së bashku me Bank Dhofar SAOG, Gulf International Bank BSC, Natixis SA dhe QNB Capital si menaxherë të përbashkët kryesorë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore