Sport

Ole Gunnar Solskjaer gjen zgjidhje për ‘zërin e munguar’ të Ronaldo-s


Ole Gunnar Solskjaer dhe Scott McTominay

Gjatë pjesës së parë përballë Atalanta-s para dy javëve, kur Manchester United ishte në disavantazh 2-0, thuhet se Cristiano Ronaldo ndërhyri në fjalën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Duket se fjalët e portugezit ishin vitale, pasi United e ktheu rezultatin në atë ndeshje, duke fituar 3-2, pikërisht me Ronaldo-n që shënoi golin e fitores.

Pas atij takimi, bashkëlojtarët i kërkuan Cristiano-s që të jetë një lider vokal në vazhdim, por duket se CR7-a e refuzoi kërkesën e tyre.

Ronaldo mendon se si kapiten, ky rol i takon mbrojtësit Harry Maguire, për të cilin është shumë i lumtur që ka rolin ‘drejtues’ në skuadër.

Duket se zgjidhja e Solskjaer për këtë problem, është skocezi McTominay.

Gjatë ndeshjes së fundit përballë Atalanta-s, një video tregon se si Scott McTominay motivon skuadrën gjatë daljes në fushë për pjesën e dytë.

McTominay gjatë pushimit mes pjesëve përballë Atalanta-s

Skocezi në Bergamo tregoi se ka potencialin që të jetë udhëheqësi i dhomave të zhveshjes.

“Shkojmë! Shkojmë!” u dëgjua McTominay duke iu drejtuar lojtarëve të tjerë derisa po zbrisnin në fushë për pjesën e dytë, me rezultatin që ishte 1-1.

McTominay është kthyer si emër i palëkundur për Solskjaer që nga rikthimi prej lëndimit, dhe trajneri norvegjez shpreson që paraqitjen e mirë jashtë fushës së blertë, ta bartë edhe brenda në tapet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore