Kosova

Oda Amerikane: Gjykata Komerciale, ndihmesë e madhe për bizneset të vogla


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve ishte temë diskutimi mes Forumit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe programit të USAID për Drejtësi Komerciale.

Në të cilën morën pjesë nga Kuvendi i Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si dhe sektori privat.

Doarsa Kica Xhelili, deputete dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ, theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij.

Ajo u shpreh se si kryesuese e këtij grupi punues konsideron se miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për nivelin e vendit dhe për të lehtësuar proceset dhe zgjidhjet e shpejta të konteksteve, e veçanërisht trajtimin e barabartë që kjo Gjykatë u ofron të gjitha bizneseve.

Kica-Xhelili, theksoi se janë të gatshëm që ta shtyjnë votimin për themelimin e kësaj gjykate në një afat sa më të shpejtë.

Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj-Hoxha, sqaroi rëndësinë e kësaj gjykate në rast të themelimit të një gjykate të tillë.

Doarsa Kica Xhelili, deputete.

Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat e tjera për mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të saj.

Ajo potencoi se objekti i ri, pas themelimit të kësaj gjykate, do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.

‘’Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien’’, tha Blakaj-Hoxha.

Chris Thompson, Udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale, përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësirës adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë.

Sipas tij, menaxhimi i vështirësive të gjykatës i vëzhguar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

Ndërsa, sipas avokatit nga Shita&Ibrahimaga, Ardi Shita, nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes se themelimi i Gjykatës Komerciale dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, mirëpo edhe për vendet e tjera të rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore