Sport

Nuno Espirito Santo shkarkohet nga Tottenham-i


Tottenham ka shkarkuar trajnerin portugez Nuno Espirito Santo, pas një sër rezultatesh negative.

Nuno arriti te Tottenham-i këtë verë dhe sezonin e nisi shumë mirë, duke fituar tre ndeshjet e para.

Por, pas atyre ndeshjeve, gjithçka çfarë ndodhi te Tottenham-i ishte negative.

Në shtatë ndeshjet e ardhshme, Tottenham-i fitoi vetëm dy, duke humbur pesë. Madje, ata u mposhtën edhe nga Vitesse në UEFA Conference League.

Forma e dobët shtyu në ankesa të shumta nga tifozët.

Humbja në fundjavë përballë Manchester United-it, ishte kulmi për Nuno-n.

Me një komunikatë zyrtare, Tottenham-i e bëri të ditur se Nuno nuk do të jetë më trajner i klubit.

Gjelat po vëzhgojnë nga afër situatën e Antonio Conte-s, që poashtu kërkohet edhe nga Manchester United.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e stolit londinez, që do të ketë ndryshimin e katërt në tre vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore