Sport

Nketiah tri e Arsenal pesë, topçinjtë në gjysmëfinale të EFL Cup


U zhvillua në “Emirates” çerekfinalja e parë e këtij edicioni të EFL Cup.

Arsenal në formë të mirë, ishte pritësi e Sunderland-it të ligës së tretë, njëkohësisht skuadrës së vetme jashtë Premier League që ishte pjesëmarrëse në çerekfinale.

Ashtu edhe siç pritej, Arteta në këtë ndeshje aktivizoi një pjesë të madhe të të rinjve të skuadrës.

Dhe ata, ishin vendimtar që Arsenal të kualifikohej në gjysmëfinale.

Më protagonisti nga të gjithë, ishte Eddie Nketiah, i cili shënoi tri herë.

Në pjesën e parë, ai e gjeti goli në minutën e 17-të, derisa në minutën e 27-të, Pepe shënoi për 2-0.

Megjithatë, Sunderland e mbajti veten me një fije shpresë, kur gjeti golin në minutën e 31-të, me lojtarin e huazuar nga Everton, Broadhead.

Me rezultat 2-1 u mbyll fraksioni i parë i takimit.

Në të dytën, brenda çerekut të parë nga tri të tillë, Nketiah zgjodhi gjithçka.

Futbollisti i ri, shënoi në minutat 49 dhe 59, për të vulosur tregolëshin e tij.

Në fund, për Arsenal-in rrjetën e gjeti edhe i riu Charlie Patino, në debutimin e tij.

Me rezultat 5-1 u mbyll takimi, me Arsenal-in që bëhet skuadra e parë këtë sezon që arrin në gjysmëfinalet e EFL Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore