Sport

Një pasqyrë e 2022-ës, Ferrari, Aston Martin, Mercedes dhe McLaren zbulojnë datat e prezantimit


Dy muaj kanë mbetur deri te fillimi i sezonit të ri të Formula 1.

Ai i fundit, përkundër momenteve kontraverse dhe polemikave, e riti shikueshmërinë në një pikë që nuk ishte asnjëherë më parë.

Në xhiron e fundit të garës së fundit, Max Verstappen e parakaloi shtatë herë kampionin Lewis Hamilton, për të fituar titullin e tij të parë.

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga ajo garë, dhe të gjithë me padurim po e presin sezonin e ri.

Por, para se të fillojë sezoni i ri, sezoni revolucionar, sezoni i ndryshimeve të rregullave, sezoni i makinave ndryshe, do të na njoftojë me dukjen e re.

Para testimeve që do të mbahen në shkurt dhe mars, skuadrat do të prezantojnë edhe dizajnin e ri të makinave të tyre.

Deri tani, njohim këto data:

Aston Martin – 10 shkurt

McLaren – 11 shkurt

Ferrari – 17 shkurt

Mercedes – 18 shkurt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore