Negociatat e BE-së me Shqipërinë hapen për gjashtë muaj

“Besoj se negociatat me Shqipërinë do të hapen në gjashtë muajt e parë të këtij viti, gjatë presidencës portugeze”.
Këtë e deklaroi Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Tonet kritike të kryeministrit, Edi Rama, ndaj BE-së, ishin gjithashtu pjesë e bisedës. U prek edhe ligji i shumë diskutuar “antishpifje”.
Kushti i fundit i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, u plotësua nga Shqipëria në fund të vitit 2020. “Kjo e sjell Shqipërinë më pranë me atë çfarë është kërkuar nga BE-ja”, tha Soreca.
Portugalia ka marrë presidencën e radhës të BE-së. Dyshime janë hedhur se Ballkani Perëndimor, është lënë në hije. Soreca, gjithsesi, theksoi se ka fjalë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, se “do të ketë angazhim të plotë për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Përsa i përket kritikave që Rama ka bërë ndaj BE-së, Soreca është shprehur se është “habitur nga deklaratat e kryeministrit shqiptar”. “Solidariteti i BE-së nuk ka qenë kurrë kaq i dukshëm sa në 2020-ën” shtoi ai.
Rikujtesë ka pasur edhe për donacionet që BE-ja ka dhënë për tërmetin e 2019-ës në Shqipëri dhe pandeminë. “Janë miliarda euro investime të BE-së në Shqipëri”.
Paketa antishpifje ka nxitur gjithashtu debate në distancë midis qeverisë shqiptare dhe BE-së. Çështja u çua për opinion në Komisionin e Venecias nga presidenti Ilir Meta. Këshilli Evropian, ka pasur gjithashtu kritika mbi projektligjin.
“Marsin e vitit të shkuar, Këshilli Evropian i kërkoi Shqipërisë të përputhte miratimin e ligjit me rekomandimet e Venecias”, tha Soreca. “Në fund, mbetet vendim i Qeverisë Shqiptare”.
KE-ja miratoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në mars të vitit 2020. Tashmë në 2021-shin, pritet fillimi konkret i tyre./AlbanianPost.com
Lajmet kryesore
-
LVV: Prezanton, Abazin dhe Shehun si kandidatë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë
-
Xhaçka, takim virtual me ambasadorët e BE-së në Shqipëri
-
Trafikimi i sirianëve, burg për skafistin
-
Ekzekutoi kunatën, dënohet me burg të përjetshëm Dashamir Xhepa
-
Haxhiu: Administrata e re e SHBA-sё do t’i vёrё pikёn problematikёs nё veri tё Kosovёs
-
KQZ: Do të vijojmë me ngritjen e KZAZ-ve pas shqyrtimit të propozimeve