Shqipëria

Në 6 muaj u regjistruan 4.5 milionë turistë të huaj, mbi 400 mijë nga Italia


Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, të cilët kanë vizituar plazhet e bukura dhe parqet kombëtare.

Ka qenë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka ndarë në mediat sociale shifrat e vizitorëve të huaj në vendin tonë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024.

“4.5 milionë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit i pritëm në bregdet, në parqet kombëtare e natyrore, monumentet e kulturës dhe ato arkeologjike, muze e agroturizme, nga një hartë e larmishme e shpërndarjes dhe me tregues interesantë si në forcimin e tregjeve të konsoliduara, ashtu edhe në tendencat e reja të prurjeve turistike”, ka bërë me dije Kumbaro.

Rritje të madhe kanë francezët me 93% më shumë se një vit më parë, për një total prej 74 mijë vizitorë.

Po ashtu edhe holandezët, rumunët, turqit apo kinezët, me 131% më shumë se një vit më parë, duke mbajtur dhe vendin e parë.

Numrin më të lartë të vizitorëve sakaq, e zënë kosovarët, me 1.7 milionë vizitorë, të ndjekur nga italianët me 486 mijë të tillë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore