Aplikacione

Ndryshimi i sfondit në Microsoft Teams


Microsoft Teams, aplikacion për mbledhjet online, mundëson ndryshimin e sfondit gjatë video-konferencave.

Sipas Verge, faqe dedikuar teknologjisë, për të kryer ndryshimin e sfondit, përdoruesi duhet të nisi videon dhe të sigurohet se videoja është aktivizuar në pjesën e poshtme të ekranit.

Më tej, përdoruesi duhet të zgjedhi panelin e vendosjes së sfondit nga e cila do të paraqitet një listë në krahun e djathtë.

“Background Settings” i ofron dy alternativa zgjedhjeje përdoruesit. Ai mund të sfumojë sfondin ekzistues ose të zgjedhë një nga sfondet me imazhe nga më të shumëllojshmet.

The Verge bën me dije se ekziston edhe një mundësi e tretë përmes së cilës përdoruesi mund të vendosi imazhin e tij nëse klikon “Add New”. Nga këtej, mund të zgjidhet cilido imazh që ndodhet në dokumentet e kompjuterit personal./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore