Përballje

Ndëshkohet Romelu Lukaku, belgu nuk përfshihet në skuadër përballë Liverpool-it


Romelu Lukaku nuk do të jetë në skuadrën e Chelsea-s për ndeshjen e të dielës përballë Liverpool-it.

Kështu raporton e përditshmja prestigjioze angleze, The Athletic.

Lukaku ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Premier League, por përkundër kësaj, belgu ka qenë në qendër të polemikave këtë javë pas intervistës ku tha se nuk është i lumtur me rolin e tij në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Chelsea-s, Tuchel, nuk e ka fshehur nervozismin pas këtyre deklaratave.

Sipas mediave, ai e ka pasur një bisedë ballë për ballë me Lukaku-n, dhe ia ka komunikuar vendimin për ta lënë jashtë skuadrës.

Ai ishte në listën e golashënuesve në ndeshjet përballë Brighton dhe Aston Villa-s, por intervista e tij kur tha që do të kthehet te Inter dikur, ka shkaktuar trazira në klubin blu.

“Nuk më pëlqen”, Tuchel tha në konferencën për shtyp.

“Nuk dua ta zgjasë më shumë – por ajo çfarë tha ai nuk ishte e mirë”.

A do largohet Lukaku në janar, apo do të ulet në stol, mbetet për t’u parë – por momentalisht duket shumë e vëshitrë që ai të përfshihet në 11-shen e bluve përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore