Sport

Ndeshje me shumicë në Ligue 1


Pas barazimit të Lille më Montpellier-in, epërsia mes katër vendeve të para në Francë mund të ngushtohet edhe më shumë.

Paris Saint-Germain e vendit të dytë e nis ditën herët në orën 13:00.

Skuadra e Pochettino-s përballet me St. Etienne-in në një ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Mungesat në këtë ndeshje për ta janë të shumta. Bernat, Gueye, Icardi, Kurzaëa, Marquinhos, Navas, Neymar dhe Paredes janë jashtë, për asye të ndryshme, si lëndimet, kartonat, sëmundjet etj.

Të dy skuadrat kanë rekord të njejtë në pesë ndeshjet e fundit, me nga tre fitore dhe dy humbje.

PSG ka humbur tre ndeshjet e fundit në “Parc des Princes” në të gjitha kompeticionet.

Në orën 17:05, Monaco e vendit të tretë, që ka vetëm një pikë më pak se PSG, udhëton për t’u përballur me Bordeaux-n.

Dy ekipet po kalojnë formë krejtësisht të kundërt. Derisa Monaco ka fituar tre ndeshjet e fundit, Bordeaux ka humbur tre të fundit.

Në letër, Lyon-i i vendit të katërt, që mund të afrohet vetëm tre pikë me kreun në rast të fitores, ka ndeshjen më të lehtë.

Ata janë mysafirë të Nantes-it të vendit të parafundit, me fillim në orën 21:00.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pa asnjë mungesë.

Takimet tjera të ditës janë:

Brest-Lens, 15:00

Dijon-Nice, 15:00

Nimes-Strasbourg, 15:00

Reims-Metz, 15:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore