Sport

Ndërron jetë piloti i Moto3, Jason Dupasquier


Ka ndërruar jetë piloti 19-vjeçar Jason Dupasquier pas një aksidenti të frikshëm në provat e Mugello-s, në çmimin e madh të Italisë.

Ai ishte i përfshirë në një aksident mes shumë motorëve në mesin e kthesës nëntë dhe dhjetë.

Dupasquier ishte rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe si rezultat ishte trajtuar nga mjekët në vendin e ngjarjes për rreth një orë e gjysëm.

Pastaj, me anë të një helikopteri ai u transportua në një spital të afërt në Firenze, në një gjendje të rëndë, por siç raportohej stabile.

Të dielën, nga MotoGP bënë me dije se piloti i Prustel GP, i ishte nënshtruar lëndimeve.

Skuadra u tërhek nga gara pak para se lajmi i hidhur të bëhej i ditur.

Dupasquier ishte në sezonin e tij të dytë në Moto3, ku po zhvillonte një sezon mjaft pozitiv.

Ai bëhet piloti i parë që humb jetën në një aksident që nga koha kur e njëjta fatkeqësi i ndodhi Luis Salom-it të Moto2 në garën e Katalunisë.

Në nder të tij, të gjithë federatat e garave do të organizojnë një minutë heshtje para fillimit të eventeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore