Ndërhyrja e forcave Ruse në Ukrainë, ka prekur të gjithë, shumë edhe botën e sportit.
Që nga mëngjesi i 24 shkurtit, federata të ndryshme sportive kanë ngritur sanksione kundër Rusisë, e plot klube kanë shkëputur përfundimisht kontratat me të gjithë sponsorët rus.
Mirëpo, përveç sanksioneve – klubet Evropiane të futbollit kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Ukrainën nëpërmjet mesazheve që kërkojnë t’i thuhet jo luftës.
Nata e së enjtes, ku luhen dy kompeticionet Evropiane – ka parë shumë mesazhe të tilla.
Një ndër ta ishte edhe Ruslan Malinovsky, i cili pasi shënoi gol përballë Olympiacos, nxori një bluzë me mbishkrimin “Jo luftës në Ukrainë”.
🙏❤️ pic.twitter.com/gs0qa7vldU
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 24, 2022
Zenit St. Petersburg ishte skuadra e vetme ruse që po luante në Evropë dje, dhe ata ishin mysafirë të Real Betis në Spanjë.
Shumë nga tifozët vendas kishin marrë flamura të Ukrainës, duke i shfaqur dhe duke thirrur kundër luftës që tashmë ka nisur.
Ukrainasi i Manchester City-t, Oleksander Zinchenko, nuk ishte në aksion por ai iu bashkua një proteste në qendër të Manchester-it për të treguar mbështetjen për vendin e tij.
Para ndeshjes së Europa League në “Diego Armando Maradona Stadium”, lojtarët e Barcelonës dhe Napoli-t qëndruan të bashkuar me një baner në dorë, me mbishkrimin “Ndaloni luftën”.
Tifozët e skuadrës kroate, Dinamo Zagreb, në ndeshjen e tyre përballë Sevilla-s mbajtën një banderolë të madhe që thoshte “Mbështetje për njerëzit e Ukrainës”.
Tifozët e Bodo/Glimt në Norvegji, para fillimit të ndeshjes, mbajtën në duar nga një flamur të Ukrainës.
Bodo/Glimt fans show their support for Ukraine 🇺🇦#UECL | #BODCEL pic.twitter.com/APpu2PWpFE
— Football Scotland ⚽️🏴 (@Football_Scot) February 24, 2022
Kurse Slavia Praga veshi bluza me mbishkrimin “Ne qëndrojmë me Ukrainën” para fillimit të takimit me Fenerbahçen.
Ata poashtu e emëruan kapiten ukrainasin Taras Kacharaba.
1' | Kick-off! #UECL
🔴⚪️ 0-0 🟡🔵 #slafen pic.twitter.com/t0qoeQUq8l
— SK Slavia Prague EN (@slavia_eng) February 24, 2022
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës