Kosova

Ndalohet kontrabandimi i medikamenteve në Han të Elezit


Malli i kontrabanduar

Dogana e Kosovës, të martën, ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandimit me medikamente në pikën doganore të Hanit të Elezit.

Medikamentet të kontrabanduara, siç thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës, ishin fshehur në gomën rezervë të automjetit me targa të Kosovës.

“Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë, sipas njoftimit të doganës: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, JARDIANCE 10 mg – 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës, është konstatuar se personi ka kryer kundërvajtje doganore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore