Sport

Napoli nis punën për rinovimin e kontratës së Rrahmanit


Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është një nga futbollistët kryesorë në sukseset e Napolit në këtë sezon.

Futbollisti i Dardanëve është shndërruar në liderin e mbrojtjes te skuadra napolitane, duke bërë që ata të kenë sukses në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zyrtarët e klubit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës së mbrojtësit kosovar.

Kontrata aktuale mes Rrahmanit dhe Napolit skadon në verën e vitit 2024, derisa mediat në Itali raportojnë se drejtuesit e klubit do t’ia propozojnë atij një marrëveshje të lidhur deri në vitin 2027 me një përmirësim të dukshëm të pagës aktuale që përfiton tani.

29-vjeçari i lindur në Prishtinë, aktualisht përfiton një pagë vjetore prej rreth 2 milionë euro neto në sezon, derisa ajo pritet të shkojë më shumë se 3.

Kujtojmë që Rrahmani numëron 21 paraqitje në këtë sezon në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve me fanellën e Napolit, prej të cilave e ka shënuar një gol dhe e ka dhuruar një asistim.

Ai së bashku me ekipin e tij janë në rrugën e duhur për t’u shpallur kampionë të Italisë, pasi momentalisht kanë 18 pikë më shumë se vendi i dytë Inter-i, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Napoli gjithashtu është afër kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të cilët e kanë fituar ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales në udhëtim te Eintracht Frankfurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore