Jetesë & Stil

Misteri dhe shkenca bashkëveprojnë


Shkenca, jeta dhe njeriu janë në bashkëveprim gjatë gjithë kohës. Kurioziteti për të panjohurën e ka shtyrë gjithmonë njeriun drejt një eksplorimi të pafundëm, duke filluar nga vetvetja deri te fenomenet më të çuditshme që nuk arrin t’i shpjegojë.

Janë pyetjet klasike universale ato që bëjmë të gjithë, por për të cilat askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë.

Shkencëtarët e kanë gjetur veten të humbur përballë disa fenomeneve, të cilat nuk kanë arritur t’i shpjegojnë.

Ja kush janë disa nga këto fenomene:

Antarktida

Antarktida është i njohur si kontinenti më i ftohtë dhe i largëti në botë.

Askush nuk mund të imagjinojë se aty ka qenë ndonjëherë ngrohtë.  Aq më tepër një vend i banuar nga zogj, kafshë dhe dinosaurë. Por zbulimet e fundit të fosileve dhe pyjeve tropikale tregojnë pikërisht këtë. Disa prej mbetjeve të fosilizuara datojnë rreth 71 milionë vjet më parë.

Gurët e gdhendur në bregdetine Meksikës

Një grup gurësh me origjnë vullkanore ndodhen në bregdetin e oqeanit paqësor, në Meksikë. Gurët përshkruajnë figura njerëzore, shtazore , abstrakte,  qarqe, spirale dhe kryqe. Origjina, si dhe kuptimi i gdhendjeve, ende nuk është deshifruar.

Sfera prej guri në Kosta Rika

Këto monumente gjigande të sferës prej guri, janë puna e një civilizimi para-kolumbian që disa mund të datojnë që nga viti 600 p.e.s. Sipas arkeologut që i gjeti këto gurë, ato ishin gdhendur duke përdorur gurë të tjerë më të vegjël. Disa ekspertë madje spekulojnë se këta gurë janë përdorur për të treguar drejtime ose për qëllime astronomike. Qëllimi i tyre i vërtetë është akoma një mister sepse civilizimi që i bëri këto sfera u zhduk shumë kohë më parë.

Gjurmët e një krijese gjigande në një tempull sirian

Tempulli Sirian “Ain Dara” është i famshëm, ndër të tjera, për disa gjurmë të mëdha të gdhendura në të gjithë hyrjen e tij. Madhësia e gjurmëve të këmbëve është tre herë më e madhe se ajo e një këmbe njerëzore, por është e diskutueshme nëse janë nga një gjigant, një njeri apo një kafshë. Shumë besojnë se ato janë shenja të një hyjnie që po hynte në tempull./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore