Kosova

Ministria nis inspektimin e shtrenjtimit të naftës, dyshohet se rritja është e orkestruar


Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se autoritetet përkatëse kanë filluar inspektimin në terren, pasi të mërkurën në mëngjese ka pasur sërish rritje të çmimit të naftës.

Ministria dyshon se ngritja e çmimit të naftës është e orkestruar.

“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka përjetuar ngritje të çmimit, kështu një litër naftë të mërkurën kushton nga 1.59 deri në 1.69 cent për litër.

Pavarësisht se të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore