Sport

Milwaukee Bucks, kampionët e ri të NBA


Në “Fiserv Forum” të Milwaukee-t, vendasit arritën historinë duke e fituar titullin e NBA.

Në ndeshjen e gjashtë, seria ose do t’i drejtohej ndeshjes së shtatë, ose do të shpallte kampionin.

Kjo e fundit ndodhi.

Milwaukee arriti historinë duke e fituar titullin e parë në pesë dekadat e fundit.

Bucks e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 29-16.

Por, Suns patën një paraqitje krejt ndryshe në 12-minutëshin e dytë, duke e fituar atë me rezultat 31-13.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 47-42 në favor të Suns.

Çereku i tretë shërbeu që skuadrat t’i drejtoheshin pjesës së fundit të përballjes krejtësisht të barabartë.

Dhe aty, për shtatë pikë, Milwaukee e Gianni Antetokounmpo-s ishte më e mirë se Suns, duke arritur fitoren vendimtare për të fituar unazat.

Antetokounmpo shënoi plot 50 pikë në ndeshjen e mbrëmshme, të cilave iu shtoi edhe dy asistime.

Giannis morri edhe çmimin ‘Bill Russell MVP’ i finaleve, duke u shpallur lojtari më i vlefshëm i serisë.

Festa më pas vazhdoi, me Bucks që mbyllën një sezon shumë të bukur, si mbretërit e NBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore