Sport

Milan vuan, por vazhdon rrugën e fitoreve


Milan ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Serie A, duke fituar ndeshjen e nëntë pas dhjetë javëve.

Kuqezinjtë në kuadër të kësaj jave, e pritën në “San Siro” Torino-n.

Skuadra e Pioli-t vuajti, por e siguroi fitoren.

Pas 14 minutash lojë, ata shënuan për 1-0, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar.

Golin e shënoi Olivier Giroud pas një kaosi në zonë.

Të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por rrjetat nuk u tundën asnjëherë në 76 minutat e mbetura.

Milan-i merr tre pikë të mëdha, duke vazhduar ecurinë shumë të mirë në Serie A.

Ata ngjiten në krye përkohësisht, në pritje të ndeshjes që Napoli luan të enjten përballë Bologna-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore