Përballje

Milan-i vallëzon në fushë, dominon dhe triumfon përballë Atalanta-s


Milan-i konfirmohet si një ndër skuadrat më në formë në Serie A me fitoren e madhe 3-2 në fushën e Atalanta-s.

Kuqezinjtë zhvillonin transfertën më të vështirë pas asaj te Juventus-i.

Ndryshe nga vizita në Torino, në këtë ndeshje Milan-i i konvertoi në gol mundësitë e krijuara dhe arriti fitoren e merituar.

Dhe, ndeshjen e nisën me këmbën e mbarë.

Pa kaluar ende një minut lojë, Milan-i shënoi golin e parë, me Davide Calabria-n që gjeti rrugën e rrjetës.

Milan-i e vazhdoi dominimin përgjatë gjithë pjesës së parë, dhe dy minuta para fundit të kësaj pjese e gjeti golin e dytë.

Ishte Sandro Tonali ai që me një punë ‘solo’, shënoi një gol shumë të bukur.

Si e para, vazhdoi edhe e dyta, me Milan-in që gjeti edhe golin e tretë 12 minuta para fundit.

Ishte Rafael Leao ai që shfrytëzoi një asistim të Theo Hernandez për të trefishuar rezultatin.

Rezultati i thellë u duk se edhe e “futi në gjum” Milan-in, që në fund pësoi dy gola, por që në asnjë moment nuk ia rrezikuan fitoren.

Pas shtatë javëve të luajtura, Milan-i ka gjashtë fitore dhe vetëm një barazim, duke mbetur ende e pamposhtur në Serie A.

Milan qëndron pas Napoli-t në tabelë, që nga shtatë ndeshja ka po aq fitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore