Sport

Milan-i hedh sytë nga Florian Grillitsch-i


Florian Grillitsch mund të largohet nga Hoffenheim-i këtë verë dhe Milan-i është në pole për të nënshkruar austriakun, raporton e përditshmja gjermane “Kicker”.

Kuqezinjtë janë shumë të interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit që ka vetëm një vit kontratë me skuadrën nga Bundesliga.

Agjenti i Grillitsch-it, Thomas Bohm, konfirmoi muajin e kaluar se klienti i tij ka oferta dhe kontakte me klube nga Italia.

Në ndryshim nga Napoli, që gjithashtu e kërkon lojtarin, Milan-i është gati të ofrojë një shumë dyshifrore për shërbimet e lojtarit, qe sipas “Transfermarket” vlerësohet në shumën e 18 milionë eurove.

Grillitsch ka luajtur 133 ndeshje me Hoffenheim-in, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 11 asiste.

Austriaku mund të shërbejë si një xhol për ekipin e Stefano Pioli-t, pasi përveç rolit si mesfushor shkatërrues, mund të përshtatet edhe në rolet e tjera të mesfushës dhe në qendër të mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore