“Të panevojshme”, masat e rrepta të sigurisë për Thaçin gjatë vizitës në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, më 13 mars, qëndroi për vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të të atit, të cilat ia mundësuan ardhjen. Megjithatë, njohësit e çështjeve të drejtësisë, në këtë artikull për Albanian Post, vlerësojnë se masat e sigurisë ndaj Thaçit, ndonëse në përputhje me protokollet, ishin të panevojshme, pasi deri më tani nuk është shënuar asnjë incident gjatë vizitave të tij.