Kosova

“M’i thirr mediat me dh* n’to” – Neime Binaku, kryetarja e AKK-së me plotë shkelje: keqpërdorim i parës publike, punësime pa konkurs, avancime kundër-ligjore…


Foto nga Albanian Post: Selajdin Beqa dhe Neime Binaku

Me i thirr qeto mediat me dhi n’to”, ishte një nga frazat shpërthyese të kryetares së Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku, në një audio-incizim të publikuar kohë më parë, ku ajo ankohet se askush nuk po e dëgjon e nuk po e njeh për kryetare të institucionit gjatë një mbledhje në AKK-së.

S’po di ka me ia mbajt, ku dreqi me thy qafën”, pyet e frustruar ajo, derisa u pohon të pranishmëve se po i shkon në mendje të thërras mediat e t’u thotë se “për këto arsyeje nuk muj mo me vazhdu se nuk po më njeh kush çka je a kush je…”.

Unë e thirri mbledhjen, unë kishe e drejtoj, unë kërkush hiç, kurrkund, kurrkah”.

Binaku, e ardhur në Autoritet në qershor të vitit 2022 me propozim të Albin Kurtit, për shkak të njohjeve me burrin e saj, për të cilin thuhet se ishte në burg me Kurtin, e ka futur vetën në shkelje ligjore, meqë Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Selajdin Beqa, tash e katër muaj është me aktakuzë, por ajo nuk po e shkarkon.

Beqës iu ngrit aktakuzë me 18 mars 2024 pasi kishte rrahuar kolegun e punës, Shemsi Elezin, në zyrë.

Askush s’guxon t’i bëjë “cik” Selajdin Beqës, të bëmat e frikshme të Cowboy-it të Vetëvendosjes që pasi rrahu brutalisht kolegun u ngrit në detyrë

Në kohën kur Beqa kishte rrahur Elezin ishte ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm dhe pas rrahjes, në vend se të pezullohej, ai nga u.d kaloi në Drejtor të Përgjithshëm me vendim të Binakut.

Ajo është ballafaquar nga Albanian Post me faktin se nuk po e largon nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm Beqën që ka aktakuzë aktive për rrahje të kolegut në punë.

“Njëherë duhet të vendos gjykata”, tha Binaku edhe pse, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, Neni 69 “Pezullimi sipas Detyrës Zyrtare”, pika 1.5., “nëpunësi civil pezullohet sipas detyrës zyrtare” nëse “ndaj nëpunësit civil është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit të saj/tij”.

Pas citimit të nenit që detyron largimin e zyrtarit në momentin që i ngritët aktakuza, Binaku më pas tha se “ai s’ka aktakuzë”.

Kur iu bë e qartë se aktakuza ekziston, është ngritur me 18 mars 2024 nga Prokurori i Shtetit, Besnik Jakupi, dhe ajo madje e ka parë vetë këtë aktakuzë, Binaku u arsyetua se “unë nuk shkarkoi punëtorë, por bordi”.

Aktakuza e ngritur per Selajdin Beqen.

Por, Albanian Post posedon edhe një dokument ku asaj i ishte bërë kërkesë nga anëtarët e Bordit për të mbajtur mbledhje dhe pika e mbledhjes ishte shkarkimi i Beqës, sipas ligjit, por ajo kishte refuzuar.

Binaku nuk i ishte përgjigjur asnjëherë kërkesës dhe kështu kishte pamundësuar shkarkimin e Beqës, të cilin, me ligj, ka të drejtë vetë ta shkarkojë, për shkak të aktakuzës së ngritur.

Kerkesa per takim per shkarkimin e Beqes, te cilen e refuzoi Binaku.

Ajo është ballafaquar edhe me faktin se Beqën e emëroi në pozitë kundërligjshëm, duke e avancuar nga u.d në drejtor, por prapë ka provuar ta largojë përgjegjësinë nga vetja, duke shtuar se vendimi është “çështje administrative”.

“Administrata i ka marr si pozitë këto e kanë vlerësuar. Komisioni prej pesë anëtarëve që përbëhet prej tre sekretarëve edhe dy ekspertëve të jashtëm, ata kanë vlerësuar edhe ky është emëruar në bazë të procedurave administrative”, tha ajo duke refuzuar ta komentojë faktin se procesi i konkursit ishte i kurdisur, meqë atë e hartonte vetë Beqa për vete, duke caktuar kushte përjashtuese për kandidatët e tjerë.

Kjo ishte konstatuar edhe nga organizata e shoqërisë civile që e kishin përcjellur procesin.

Por, Binaku nuk ka dashur më ta vazhdojë bisedën, ka thënë se “jam e zënë” dhe e ka mbyllur telefonin.

Asaj gjatë punës në Autoritet i janë konstatuar edhe shkelje të tjera nga Auditori, siç ishin ato të keqpërdorimit të parasë publike, por edhe për punësime të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, siç është rasti me Albion Rexhepin.

Albion Rexhepi, militanti i Vetevendosjes i punesuar ne AKK.

I njëjti, në mënyrë të kundërligjshme, pas vetëm gjashtë muajsh përvojë pune, u ngrit në detyrës si ushtrues detyre i Divizionit të Marrëveshjeve të Ndaluara.

Interesant është edhe fakti se Neime Binaku deri në vitin 2020 ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Neime Binaku kur ishte pjese e PDK-se.

Ajo ka shumë foto në llogarinë e saj në Facebook kur në atë kohë përkrahet PDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhajn.

Selajdin Beqa pasi rrahu kolegun, vëzhgoi ilegalisht kolegët me kamera dhe i bëri për mjek tri kolege të tjera – të bëmat e Cowboy’t të Vetëvendosjes që s’i jep llogari askujt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore