Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në median sociale Facebook, ka bërë të ditur reagimin e tij mbi shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më herët e cilësoi Berishën, si persona non-grata në SHBA. Gjithashtu, familja e Berishës është cilësuar si non grata nga Sekretari Blinken.
Presidenti, në postimin e tij e ka quajtuar këtë vendim si “fletërrufe” ndaj Berishës.
Meta shkruan se vendimi “është porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë”, duke akuzuar kështu SHBA-të.
“Kjo ‘fletërrufe’ jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht”, deklaron presidenti.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit.
Meta, në fjalimin e tij ka ndarë dhe mesazhin që i ka dërguar Berishës, ku është solidarizuar me të dhe familjen e tij.
“Akt i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”, finalizon presidenti mesazhin.
Vendimi i DASH-it për Berishën
Motivacioni kryesor i bërë me dije në deklaratën e DASH-it, është ai i përfshirjes së Berishës në korrupsion. Këto akte lidhen me përvetësim fondesh publike. Interferimi në procese publike është gjithashtu një prej arsyeve.
Sipas deklaratës, Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët politikë dhe familjen, në kurriz të besimit që i kanë dhënë qytetarët me zgjedhjen e tij dhe qeverisë së tij.
“Ndër të tjera, retorika e tij shfaq dëshirën për të mbrojtur veten dhe familjen, duke penguar hetimet e pavarura dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Me këtë cilësim, ritheksoj nevojën për transparencë në institucionet demokratike në Shqipëri”, vijon deklarata.
Në përmbyllje, sipas deklaratës, SHBA-të do të vazhdojnë veprime të tilla për të luftuar aktorët korruptivë në rajon.
Padia e Berishës për Antony Blinken
Berisha në prononcimin e parë për media, pas shpalljes i padëshirueshëm nga amerikanët, tha se do të ngrejë një padi ndaj Blinken-it për shpifje publike, në Gjykatën e Parisit.
Në vijim, ai e ka vënë theksin te mungesa e provave, të cilat, sipas tij, Blinken duhet që t’i publikojë.
“Në qoftë se sekretari do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Jo prova të montuara në Tiranë, por të shqyrtoheshin prova. Provat le t’i nxjerrin. Unë kam hapur gjyq, le t’i paraqiten para gjykatës provat”, shprehet Berisha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi