Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj

SHFLETO
Vitjon Nina
18.09.2024 20:04
Loading Icons...

Disa ndryshime janë bërë në kabinetin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa në pozitë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj.

Po ashtu, disa largime kanë ndodhur.

Siç mësohet, janë larguar nga detyra dy zëvendësministret e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre, janë emëruar Ilva Gjuzi si zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj, i cili kishte më parë rolin e Drejtorit për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse në Ministrinë e Turizmit.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Endrit Yzeiraj është shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit dhe është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Blerta Rama është emëruar në vend të tij për pozitat e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar gjithashtu Silda Çepe (Anagnosti).

Këto emërime vijnë pas ndryshimeve të mëparshme, ku Besar Kadija dhe Artemis Malo janë caktuar ambasadorë në Azerbajxhan dhe Kanada, përkatësisht.