Meta del nga SPAK pas 3 orësh: U thirra në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit

SHFLETO
Sadiola Xhelili
13.06.2024 13:43
Loading Icons...

Kreu i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku ka dëshmuar për më shumë se tre orë.

Meta ka treguar se ishte thirrur në cilësinë e kundërshtarit të narko-shtetit.

“U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko-shteti që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal dhe të ndalojë Edi Ramën dhe inceneratorët dhe Portin e Durrësit, merret me laraskat dhe përrallat e tij”, ka thënë ai.

“Tani po iki se kam tryezën, kam sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani. Që mos të merremi me gjë ne, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama Dum Dumani”, ka shtuar Meta.

Po shkoj te “Dumdumani”, thotë Meta para hyrjes në SPAK