Sport

Mësuesi vazhdon te Leeds-i


Njeriu i cili është konsiderohet i pakrahasueshëm nga Pep Guardiola, ose siç e thërret ai, mësuesi, do të vazhdojë te Leeds.

Kontrata e tij skadon këtë vit, por ai është shumë afër që të arrijë marrëveshjen edhe për një vit me Leeds-in.

65-vjeçari gjatë gjithë sezonit ka thënë që do të vazhdojë te Leeds sepse në këtë klub ka gjithçka që dëshiron

Pas ndeshjes së fundit në Premier League, ku Leeds fitoi 3-1 përballë West Brom, Bielsa tha që “çdo gjë që një trajner kërkon, Leeds jo vetëm që i plotëson, por edhe i kalon pritshmëritë”.

Kushtet nuk kanë qenë asnjëherë një problem, me Bielsa-n që asnjëherë nuk është motivuar nga parat.

Ai gjithmonë ka punuar fortë që klubi i tij të ngjitet në Premier League.

Dhe tani që janë aty, ai po punon që ata të ngritën në nivelin që dikur kishin.

Leeds përfundoi në vendin e nëntë këtë sezon, duke prodhuar disa nga ndeshjet më interesante në Premier League.

Presidenti i Leeds, Andre Radrizzani beson që Bielsa mund ta kthejë skuadrën në Evropë.

Me “Elland Road” që po bëhet gati për kthimin e tifozëve nga sezoni i ardhshëm, tifozët nuk dëshirojnë të shohin askënd tjetër pos Bielsa-s në stol.

Para se Bielsa të arrinte te Leeds, ata përfunduan në vendin e 13-të në Championship.

Në sezonin e parë të tij, ata ishin të pafat në play-off, kurse në sezonin e dytë, Bielsa i shpalli kampion të Championship.

Një magji argjentinase në rrugët e Leeds, fantazia Bielsa vazhdon për klubin historik anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore