Sport

Messi: PSG nuk duhet të xhelozojë klubet historike


Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për magazinën e klubit të Paris Saint-Germain.

Argjentinasi, që iu bashkua skuadrës parisiene ketë verë, pas 21 vitesh te Barcelona, është bërë një ndër figurat më të përfolura në kryeqytetin e francëz.

Numri 30 i PSG-së, nuk ka arritur të gjejë formën e duhur në Paris, duke mos arritur ato që janë pritur nga tifozët.

Deri tani, argjentinasi ka shënuar vetëm dy herë në Ligue 1, derisa ka pasur një formë relativisht më të mirë në Champions League, me pesë gola në total.

Mirëpo, ndeshja përballë Real Madrid-it, ku Lionel Messi humbi penalltinë, e bëri sulmuesin një ndër emrat më të urryer në Paris.

Ai ka zgjedhur që me disa fjalë të mirë, t’i drejtohet tifozëve të PSG-së përmes magazinës së klubit.

“Mendoj që PSG sot është një ndër klubet më të mëdha në botë”, e nisi Messi.

“Pak nga pak, klubi do të rritet edhe më shumë dhe të bëhet edhe më i madh”, shtoi argjentinasi.

“Unë besoj që”, vazhdoi ai, “PSG nuk ka arsye që të xhelozojë klubet historike”.

Magazina e klubit ka shfaqur vetëm disa nga gjërat që ka thënë Messi, dhe në ato ai është shprehur i lumtur për aventurën që po kalon në “Parc Des Princes”.

“Është shumë mirë që të jem në fushë me më të mirët”, tha ai.

“E kam bërë për një kohë të gjatë te Barcelona, dhe edhe sot vazhdojë të luaj me më të mirët në Paris”, u shpreh Messi.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe mezi po e pres herën tjetër kur do të jem në fushë”.

Ai tha që adaptimin në Paris, ja mundësuan Neymar dhe Di Maria, që i ndihmuan shumë.

Sa i përket yllit të PSG-së, Mbappe, Messi tha që “ata nuk e kam njohur as në fushë as jashtë saj”.

“Pak nga pak, ne e njohim vetën më shumë”, vazhdoi Messi, “në fushë ai është i mrekullueshëm, shpresoj që të vazhdojë këtu”.

Pjesa tjetër e intervistës pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore