Kosova

Mehaj: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Kosovës


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka shprehur mbështetje të vazhdueshme ndaj ushtarëve të FSK-së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mehaj ka thënë se qëllim i këtij takimi ishte nxjerrja e konkuluzioneve që të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional.

“Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai tutje ka thënë se vetëm përmes përgatitjeve sigurohet përmbushja e vizionit të FSK-së.

“Përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së”.

Më 29 nëntor, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte takuar me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Mehaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ kishte thënë se në këtë takim ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore