Kosova

Media malazeze: Martin Berishajt shteti ia ka bllokuar sot llogaritë


Martin Berishaj

Media malazeze, Press.co.me, ka publikuar këtë të hënë një lajm se ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i janë bllokuar llogaritë bankare në Mal të Zi për shkak të një borxhi, që siç shkruan kjo media, është 30 mijë e 14 euro.

Press shkruan se bllokimi i xhirollogarive po ndodhë pas skandalit të ambasadorit në Slloveni, ku mediat atje raportuan se është i përfshirë në shpëlarje parash.

“Sot janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31 014 euro”, thuhet në shkrimin e Press, publikuar nga gazetari Vlado Otaseviç, ish-gazetar i të përditshmes malazeze Vijesti.

Vetë ambasadori Berishaj vazhdon që të mos flas dhe të mos sqarojë asgjë rreth rastit të tij.

As institucionet në Kosovë nuk kanë folur për situatën e ambasadorit.

Ishte njoftuar se do të thirret për të dhënë raport te ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, por s’është njoftuar nëse e ka bërë.

Në anën tjetër, po këtë të hënë, portali Gazeta Express ka publikuar një lajm, ku thuhet se kanë komunikuar me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi dhe se ata kanë njoftuar se pas hetimeve u ka rezultuar se nuk ka prova për ta ndjekur penalisht Martin Berishajn.

“Martin Berishaj është akteri kryesor i këtij rrëfimi” – Intervistë ekskluzive e Albanian Post me producentin e TV Planet, media që zbuloi skandalin financiar në Slloveni

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore