Stil

Mbetet lakuriq në plazh pas shakasë që i bëri motra


Seth Roberts (në foto) ishte subjekt i shakasë së motrës.

Një grua është kritikuar për shkak se i ka dhuruar vëllait të saj një palë pantallona të shkurtra noti “të tretshme në ujë”, në një plazh publik në Tenesi, të Shteteve të Bashkuara.

Dara Roberts, bëri një shaka mizore muajin e kaluar, duke postuar një video në platformën TikTok, ku shihet një burrë duke dal nga uji teksa pantallonat e tij të notit zhdukeshin.

Klipi fillon me vëllain e Dara-s, Sethin, i cili ka veshur pantallonat e shkurtra blu të ndezura, Seth nuk e ka idenë se pantallonat do të fillojnë të treten sapo të lagen.

Më vonë ai shihet duke u futur në ujëra në një plazh të ngjeshur me njerëz, i lumtur i pavetëdijshëm se çfarë do të ndodh së shpejti.

Pamjet tregojnë Sethin duke hedhur një top futbolli në ujin e thellë deri në bel, para se të kuptojë se rroba banjot e tij po shkrihen.

“Pantallonat e mi të notit u grisën… keq”, thotë Seth në panik, ndërsa shtrëngon pjesët e tij intime nën valë.

Dara vazhdon ta regjistrojë atë dhe dëgjohet duke shpërthyer në të qeshura nga dëshpërimi i papritur i vëllait të saj.

“Ndaloni videot. Unë e kam seriozisht”, ka thënë Seth “Jam lakuriq!”.

Ai refuzon të dalë nga uji derisa familjarët t’i sjellin një palë pantallona të shkurtra të reja, duke këmbëngulur se nuk mund të shihet nudo në publik.

Më pas klipi mbyllet, kështu që është e paqartë nëse Seth u detyrua të dilte në breg ndërsa ishte i zhveshur.

@dararobertss

We still haven’t told him the truth. Seth, if you see this. I’m sorry. 😂😂😂 #NBCAnnieLive #GiveWithAllYourHeart #lifegoeson #comedy #lol #humor #fyp #MyAncestryStory

♬ Life Goes On – Oliver Tree

“Ne ende nuk i kemi thënë të vërtetën. Seth, nëse e sheh këtë. Më vjen keq”, ka shkruar Dara në mbishkrimin e klipit.

Sidoqoftë, shikuesit e TikTok sigurisht që nuk po qeshnin dhe shkuan në seksionin e komenteve për të goditur shakanë e keqe të motrës.

“Qesharak në një pishinë në oborrin e shtëpisë, por jo në një vend publik me vëllain ose motrën tuaj”, qortoi njëri.

“Kjo është më shumë e turpshme sesa qesharake. Ai dukej vërtet i mërzitur”, kishte shkruar një tjetër komentues.

Të tjerë e përshkruan klipin si “poshtërues”, “traumatizues”, “i sëmurë” dhe “ilegal”, teksa video-ja ishte parë  28 milionë herë.

Disa përdorues të TikTok-ut thanë se nëse rolet gjinore ndërroheshin, dhe nëse një grua do të kishte veshur rroba banje të tretshme, autoritetet mund të thirreshin.

Megjithatë, Dara i largoi kritikat, duke shpërndarë më pas një video të dytë në të cilën ajo sulmoi njerëzit që e kritikuan atë.

@dararobertss

More jokes!!! bc I don’t actually hate y’all. But actually, stop being so sensitive. Lol

♬ I Hate U – SZA

 

“@ përdoruesit tepër të ndjeshëm të TikTok-ut”, shkroi ajo nëpër pamjet e saj, të cilat u shoqëruan me këngën “I Hate U” nga SZA.

Megjithatë, komentuesit e zemëruar vazhduan.

“Vëllai juaj mund të kishte marrë një gjobë të madhe dhe të futej në një regjistër për shkak të kësaj. Por hahaha… kaq qesharake apo jo?” njëri shkruante poshtë klipit të dytë.

Dara nuk i është përgjigjur reagimeve të vazhdueshme. Kurse Seth nuk ka bërë koment publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore