Sport

Mbappe rikthehet në Francë, as nuk e mendon rinovimin


Kylian Mbappe rikthehet në Francë

Emri i Kylian Mbappe-s është një ndër më të përfolurit në këtë merkato, por jo vetëm.

Francezi tash e shumë kohë është ëndrra kryesore e Real Madrid-it, dhe madrilenët nuk heqin dorë nga ai.

Edhe për Mbappe-n, madrilenët janë ëndrra kryesore, por problemi qëndron skuadra në të cilën ai luan aktualisht, Paris Saint-Germain.

Pas EURO 2020, ku Mbappe kaloi një kampionat shumë të dobët, ai tani është rikthyer te PSG, për të filluar përgatitjet parasezonale.

Por, siç shkruan Marca, përkundër rikthimit, ai “as nuk po e mendon rinovimin”.

Edhe pse nëpërmjet rrjeteve sociale, ai po shfaqet i lumtur për rikthimin në kryeqytet për sezonin e ri, shumë afër tij thonë se ai po kalon sezonin e fundit në klub.

Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm.

Edhe pse Mbappe nuk dëshiron që të largohet në marrëdhënie të dobëta me klubin, ai nuk po e mendon rinovimin.

Kylian po mendon që të qëndrojë në klub edhe një sezon, e pastaj të largohet si transferim i lirë verën që vjen.

Kjo padyshim që nuk i pëlqen PSG-së, që në këtë skenarë, mund të heq dorë nga Mbappe këtë verë.

Marca shkruan që Real Madrid-i po e pret Mbappe-n të veprojë i pari, para se të hidhet në sulm për sulmuesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore