Sport

Mbappe ka vendosur, Real Madrid-i ‘tallet’ me PSG-në


Një gjë tashmë dihet, që Kylian Mbappe do të jetë pjesë e Real Madrid-it që nga sezoni i ardhshëm.

Të paktën kështu duket sipas veprimeve të Mbappe-s, që as nuk e ka më në mendje rinovimin me parisienët.

Raportimi i redaktorit të gazetës së famshme spanjolle sportive, Marca, Jose Luis Calderon, e konfirmon këtë.

Ai thotë se Mbappe tashmë ka vendosur – ai dëshiron të jetë lideri i ri i projektit madhështor të Real Madrid-it. Pikërisht fillimi i këtij projekti do jëtë Kylian Mbappe, vazhdimësia do të jetë inaugurimi i “Santiago Bernabeu-t” të ri dhe të tjerat me radhë.

Sipas Calderon, Mbappe është bindur tashmë, dhe nuk “asgjë në botë” që mund t’ia ndryshojë mendimin.

Mbappe do të transferohet te Real Madrid-i në verë si transferim i lirë, por madrilenët do e bëjnë edhe një ofertë tjetër, gjatë muajit janar.

Qëllimi i vetëm pas kësaj oferte do jetë që Paris-i ta dijë se Real-i nuk ka luajtur lojë, dhe t’i tregojnë atyre se përsëri janë të gatshëm të ofrojnë para edhe pse Mbappe është i lirë në qershor.

Dihet se PSG do refuzojë, por gjithsesi Real Madrid-i e ka ofertën e gatshmë që do e dërgojë sapo të hapet merkato e janarit.

50 fitë kanë mbetur derisa merkato e janarit të hapet, dhe saga më e nxehtë në Evropë, po merr flakë përsëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore