Kosova

Mbahet testi me shkrim për zyrtarë policorë nga minoritetet


Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri po mbahet testi me shkrim për zyrtarë policorë nga minoritetet.

“Sot, më 25.08.2024, duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim për zyrtarë policorë nga minoritetet. Konkursi ka qenë i shpallur më 11.07.202 dhe ka qenë i hapur deri me 05.08.2024”, thuhet në njoftim për media.

Sipas njoftimit, pritet që 275 kandidatë nga minoritete të marrin pjesë në fazën fillestare-testi me shkrim për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes për zyrtarë policorë.

“Këtë proces e kanë përcjellë zyrtarë nga OSBE-ja dhe EULEX-i. Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme, gjuhë dhe letërsi si dhe matematikë”.

Ndryshe, rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70 për qind të përgjigjeve të sakta nga testi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore