Edhe pse në Marrëveshjen e 27 shkurtit mungon nënshkrimi i dy liderëve shtetërorë nga Kosova e Serbia, për raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ky është një sukses i madh politik për Bashkimin Evropian, por edhe për të gjithë rajonin.
Eurodeputetja gjermane në një intervistë për mediumin gjerman DW është shprehur e bindur se Marrëveshja në fjalë mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe se Kosova formalisht shkon drejt BE-së.
Ndryshe nga Cramon, profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, thotë se Marrëveshja e dakorduar në Bruksel nuk mund të quhet ende një sukses politik.
Sipas tij me marrëveshjen në fjalë Kosova fiton njohjen de facto nga Serbia.
“Për Kosovën problemi më i rëndësishëm është bllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga vendet që nuk e njohin pavarësinë. Është e paqartë nëse një marrëveshja e tillë është e mjaftueshme për disa vende për të ngritur shiritin për Kosovën”, shtoi Bieber për DW.
Kosova dhe Serbia të hënën, sipas shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, kanë pranuar propozimin e Bashkimit Evropian apo gjerësisht i njohur ndryshe si propozimi franko-gjerman, që tash e tutje do të quhet Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja e 27 shkurtit e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parasheh njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, por Kosovës përveç themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i kërkohet që së bashku me Serbinë ta formalizojnë statusin e Kishave Ortodokse Serbe në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi