Sport

Marco Asensio e kthen situatën në favorin e tij, Real-i i ofron rinovim


Real Madrid i ka ofruar Marco Asensio-s rinovimin e kontratës me klubin të paktën deri në vitin 2025.

Futbollisti po shkon gradualisht duke u paraqitur më mirë këtë sezon, dhe forma e tij e ka bërë shumë të vështirë që Ancelotti ta mbajë në stol për shumë gjatë.

25-vjeçari spanjoll kaloi një periudhë shumë të vështirë që nga vera e vitit 2019, kur pësoi një lëndim të rëndë në gju që e mbajti jashtë fushave për afro një vit.

Që nga ajo kohë, Asensio nuk arriti ta gjente veten, duke e humbur vendin e titullarit në Madrid dhe duke luajtur shumë pak.

Mirëpo, ky sezon po e sheh Asensio-s që me hapa të ngadaltë por të sigurt, të kthehet te forma e dikurshme.

Spanjolli në ndeshjen përballë Mallorca-s më herët këtë sezon arriti të shënojë një tre golësh, derisa javën e kaluar përballë Granada-s ai e gjeti rrugën e rrjetës përsëri.

Në disa ndeshje tjera këtë sezon, Asensio ka arritur të jetë njeriu asist për shokët e skuadrës, me disa pasime shumë të bukura.

Edhe pse ende nuk është kthyer si titullar, emri i tij sa vjen e paraqitet në 11-shet e Carlo Ancelotti-t.

Kjo e ka bërë edhe klubin që t’i ofrojë rinovimin e kontratës Asensio-s, që e dëshiron qëndrimin në klub.

Marca raporton që Real Madrid-i i ka ofruar Marco Asensio-s një kontratë katër-vjeçarë, deri në vitin 2025.

Futbollisti pritet ta pranojë, deri sa e zeza mbi të bardhë do vihet në fillim të vitit 2022.

Nga një “rast i humbur”, Asensio është shndërruar përsëri në “planet e së ardhmes” së Real Madrid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore