Përballje

Maqedonia e Veriut eliminohet nga “Euro 2020”, mposhtet edhe nga Ukraina


Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e dytë në grup, këtë herë 2:1 përballë Ukrainës dhe tashmë me shumë mundësi do t’i thonë lamtumirë Kampionatit Evropian, pasi që edhe në rast të fitores ndaj Holandës në gjiron e fundit, vështirë se do t’u jepte mundësinë të kualifikoheshin në fazën e 1/8-ave.

Shumë raste, penallti të humbura, gola të anuluar, prodhoi kjo ndeshje fantastike mes këtyre dy kombëtaresh.

Andriy Yarmolenko realizoi golin për 1:0, në minutën e 29-të të takimit, i cili u gjend i lirë në zonën e maqedonaseve pas një goditje nga këndi.

Pesë minuta më vonë, Yarmolenko ishte përsëri protagonist, por kësaj radhe duke asistuar për mrekulli për shokun e tij, Roman Yaremchuk, i cili dyfishoi epërsinë e Ukrainës.

Reagimi i Maqedonisë së Veriut erdhi katër minuta më vonë me Goran Pandev, por goli i sulmuesit veteran u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 57-të, maqedonasit arritën të ngushtojnë epërsinë përmes futbollistit shqiptar, Ezgjan Alioski, i cili fillimisht humbi penalltinë, më pas topin e rikthyer nga portieri, e dërgoi në rrjetë.

Ukraina pati mundësi të mirë për ta mbyllur çështjen e fituesit, mirëpo futbollisti i Atalanta-s, Ruslan Malinovskyi, dështoi të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë, gjashtë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Ukraina arkëton tri pikët e para në grupin C dhe pozicionohet në vendin e tretë me tri pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe Holanda e Austria, të cilat do të ndeshen sonte me fillim nga ora 21:00.

Ndërsa, Maqedonia e Veriut, me këtë humbje, do t’i thotë lamtumirë Evropianit historik, pa ndeshjes me Holandën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore