Lajme

Maqedoni e Veriut: Zbulohet punëtoria e prodhimit të armëve


Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë së premtes të datës nëntë, në fshatin e quajtur Lubin të Sarajit, është zbuluar një punëtori e prodhimit ilegal të armeve.

Policia maqedonase nuk ka pasur ndonjë njoftim paraprak lidhur me punëtorinë, por gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar një makinë të tipit “Opel Zafira”, të drejtuar nga një 38-vjeçar me inicialet M.Sh.

Rejtuesi i makinës ishte nga fshati Lubin i Sarajit të Shkupit.

Me rastin e ndaljes, policia fillimisht kishte gjetur një sasi plumbash. Bëhet fjalë për rreth 300 plumba të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në shtëpinë e të ndaluarit në fshatin Lubin, ku edhe janë gjetur pjesë të ndryshme të armëve dhe sasi të mëdha të municionit.

MPB e Maqedonisë së Veriut me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti është ndalur dhe se ai tashmë akuzohet për shkelje të nenit 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell AlsatM.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore