Përballje

Malisheva kthehet te fitorja, Ballkani fiton përballë Feronikelit


Përfunduan dy ndeshjet e para të ditës së diel në Superligën e Kosovës.

Ballkani dhe Malisheva kanë arritur fitore të pastërta në ndeshjet e tyre.

Skuadra e Bekim Isufit, Ballkani, u mjaftua me një gol që të siguronte fitoren në ndeshjen e sotme.

Ballkani dominoi ndeshjen nga fillimi dhe sidomos në pjesën e parë kishte shumë raste.

Theophilius Solomon ishte ai që në minutën e 25-të shënoi për 0-1, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar i gjithë takimit.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet përkohësisht në vendin e parë deri në përfundim të ndeshjes Llapi – Gjilani, varësisht nga rezultati, mund të mbetet aty.

Në anën tjetër, Malisheva u tregua mjaft bindëse duke fituar pastër 2-0 përballë Drenicës.

Skuadra nga Malisheva shënoi nga një gol në secilën pjesë për të siguruar fitoren.

Në fundin e pjesës së parë, Muhamet Hyseni e shfrytëzoi shumë mirë rastin nga penalltia dhe e dërgoi skuadrën në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Edhe pjesa e dytë ishte histori e njëjtë.

Malisheva e dominoi gjithë 45 minutëshin e dytë, por golin e gjeti vetëm në fund.

Këtë radhë, rrugën e rrjetës e gjeti Ilir Mustafa.

Malisheva ngjitet në vendin e shtatë me 18 pikë, derisa Drenica mbetet e gjashta me 20.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore