Lajme

“Mali i Zi po bëhet shtet teologjik”


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

“Mali i Zi është afër që të kthehet në një koncept thjesht territorial – dhe i interesave të të tjerëve. E gjitha kjo po bëhet me me ‘marrëveshjen fundamentale’ me Kishën Ortodokse Serbe. Sidoqoftë, historia na dëshmon se, herët apo vonë, drejtësia duhet të servohet. Andaj, zotërinj, ju që vendosni për fatin e këtij vendi: a jeni në dijeni për përgjegjësinë që rëndon mbi ju, sepse pasardhësit tuaj do t’i vuajnë pasojat”, shkruan avokati malazez nga Cetinja, Nikolla Belada.

Ky shkrim i referohet, “Marrëveshjes Fundamentale” mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, që pritet të nënshkruhet, dhe e cila është bërë mollë sheri në skenën politiko-sociale të vendit, çka konsiderohet të jetë një goditje përfundimtare ndaj identitetit, kulturës, dhe sovranitetit të Malit të Zi.

Në një shkrim autorial për gazetën malazeze “Pobjeda”, Bellada thotë se Mali i Zi është nisur drejt transformimit prej demokracisë në teokraci, në shtet Teologjik, ku vlerat dhe standardet evropiane nuk gjendet askund për t’u parë.

Avokati malazez nga Cetinja, Nikolla Belada.

“Çka është edhe më serioze, në një situatë tensionesh ndërfetare dhe ndëretnike, zjarri po ndizet ndërsa paqja sociale, toleranca dhe dialogu në Mal të Zi po sfidohen në mënyra serioze”, shkruan avokati nga Cetinja.

“Nga pikëpamja profesionale dhe pas shqyrtimit të tekstit të marrëveshjes të publikuar nga Vijesti i Podgoricës – është një akt juridik i pavlefshëm, në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, standardet ndërkombëtare, OSBE-në, Komisionin e Venecias dhe Aktin e Lirisë Fetare të ShBA-së të vitit 1998”.

“Është një akt diskriminues dhe si i tillë është lexim ekskluzivisht i zakonshëm politik”.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, Mali i Zi do të fshihej nga harta evropiane e shteteve civile”.

Neni 2 i marrëveshjeje themelore të publikuar nga Vijesti thotë se Mali i Zi njeh vazhdimësinë e subjektivitetit juridik dhe i garanton kishës dhe subjekteve juridike kishtare të saj ushtrimin e pushtetit të së drejtës publike në Mal të Zi, në përputhje me të drejtën kanonike ortodokse dhe Kushtetutën e Kishës Ortodokse Serbe.

“E pyes, Shkëlqesia Juaj, pra i pyes të dyja palët – a jeni e njëjta palë, çfarë do të bëjmë me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjet e këtij vendi të miratuara nga Parlamenti i Malit të Zi”, pyet Nikolla Bellada.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore