Përballje

Mainz 05 fiton 4-0, Koln arrin rikthimin e madh përballë Wolfsburg


Java e 16-të e Bundesliga-s u hap me fitoren e thellë të Bayern-it, 0-5, në fushën e Stuttgart.

Në orarin e mbrëmjes, u zhvilluan edhe tri ndeshje tjera.

Mainz ishte pritëse e kryeqytetasve të Hertha Berlin – në një ndeshja që doli të jetë shumë e lehtë për vendasit.

4-0 ishte rezultati përfundimtar, me Mainz që shënoi nga dy gola në secilën pjesë.

Lee Jae-Sung hapi llogarinë e golave në minutën e 19-të, derisa pjesën e parë me rezultat 2-0 e mbylli Hack.

Mainz shënoi katër minuta para se të mbylljes pjesa e parë, dhe shënoi katër minuta pas fillimit të saj.

Widmer në minutën e 49-të e shënoi Widmer.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Boetius, që në minutën e 80-të shënoi për 4-0. Mainz me këtë fitore afrohen fuqishëm në vendin e gjashtë, duke u bashkuar në luftë për vendin e fundit në Champions League.

Hertha Berli mbetet e 14-ta, me 18 pikë, dy më shumë se zona e ftohtë.

Koln ishte dy herë në disavantazh përballë Wolfsburg, por ata arritën ta kthejnë rezultatin në favor të tyrin për të marrë tri pikët.

Goli i Modeste-s në minutën e 90-të e vulosi rezultatin përfundimtar 2-3.

Koln ngjitet në vendin e tetë me 22 pikë, dhe poashtu afrohet me zonën Evropiane.

Wolfsburg pëson humbjen e katërt radhazi, duke rënë në vendin e 11-të me 20 pikë.

Arminia Bielefeld morri një fitore të vlefshme për mbijetesë, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në vendin e parafundit. Ata fituan 2-0 përballë Bochum, që gjendet e 12-ta me 20 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore